Osmani dhe Rexhaj lirohen nga akuza për pastrim të parave
Prishtinë, 10 dhejtor - Një trup gjykues i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy gjyqtarë të Kosovës, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prizren, liroi Resmije Osmanin dhe Gëzim Rexhajn nga akuzat për vepër penale të pastrimit të parave, shmangies së tatimit, kontrabandës së mallrave dhe keqpërdorim të autorizimit ekonomik.
Të pandehurit akuzoheshin që e kanë shfrytëzuar kompaninë Petrol Nol në Prizren për ti kryer krimet e përmendura.
Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut liroi të dytë Osmanin dhe Rexhajn sepse nuk gjeti dëshmi që do ti mbështesnin akuzat. Trupi gjykues argumentoi që të dhënat personale të Osmanit dhe Rexhajt ishin keqpërdorur për ti kryer veprat penale të përfshira në aktakuzë.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i Kosovës nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).