Osmani dhe Kurti vizitojnë ushtarët në Ushtrimin “Defender - Europe 21”
Prishtinë, 28 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama vizitojnë ushtarët të cilët po marrin pjesë në Ushtrimin “Defender - Europe 21”.
Pas përfundimit të ushtrimit “Defender - Europe 21”, Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti do t’ju adresohen ushtarëve.
Ndërsa pas adresimit për ushtarët, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të kenë deklarime për media.