28 Prill 2024

Osman Hajdari ngre padi ndaj Ramadan Mujës

Prizren, 14 prill - Këshilltari i Bashkimi Demokartik në Prizren, Osman Hajdari sot ka paditur zyrtarisht për kërcënim kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

“Me datë 10.4.2014 deri sa isha i pranishëm në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Prizrenit deri sa isha duke bërë prezantimin e qëndrimit politik të partisë që përfaqësoj, kam pasur ndërhyrje të herëpashershme nga kryetari i komunës Ramadan Muja dhe ende pa e përfunduar fjalimin tim kur unë e kam pyetur kryetarin se kur duhet një zyrtar i lartë publik të japë dorëheqje?

Kryetari Ramadan Muja me ka kërcënuar me fjalët \'ruaju se me bë me të përfshirë përpara qysh të njohë...Konsideroj se me këtë akt kryetari i komunës me ka bërë kërcënim personal në vendit tim të punës, kërcënim ka ndodhur në ambientin e Kuvendit Komunal, ku si dëshmitar kanë qenë edhe 41 këshilltaret komunal, përfaqësuesit e medieve, përfaqësues të KDI-s , OSCE-së etj.

Për këtë kërcënim ka edhe video incizim si dhe transkripti i shërbimit profesional të Kuvendit Komunal”, thuhet në deklarëtn e Osmanit të deponuar sot në Prokurorin Themelore në Prizren, transmeton prizrenpress.

“Vlen të theksohet se po ky kryetar para katër viteve deri sa kam ushtruar detyrën e Udhëheqësit të Personelit, më ka larguar nga puna për motive të dobëta politike. Pas më shumë se një vit e gjysme me vendim të KPMK-së dhe vendimeve të tjera gjyqësore unë jam rikthyer në pozitën e njëjtë te punës, të cilën e kamë ushtruar deri sa jam zgjedhur anëtarë i Kuvendit Komunal të Prizrenit. Pres që organet e ndjekjes si Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ta procedojnë këtë kërcënim dhe i njëjti të marrë dënimin e merituar sipas akteve ligjore në fuqi të Republikës së Kosovës” theksohet në deklaratën e Osmanit.

Pak ditë më parë Bashkimi Demokratik përmes një komunikate reagoi ashpër ndaj kërcënimeve të kryetarit të Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, dhe theksuan se për këtë veprim Bashkimi Demokratik dhe kryetari i Grupit të këshilltarëve të BD-së Osman Hajdari, do të ngrenë padi civile ndaj Mujës për kërcënim publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)