OSBE: Zgjedhësit në Veri po kërcënohen
Prishtinë, 3 nëntor - Përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE) në Veri të Kosovës thonë se atje po kërcënohen votuesit.
\"Lajmi i mirë është që 94 vendvotimet janë hapur tashmë në pjesën veriore të Kosovës. Megjithatë, ka përpjekje për kërcënime të votuesve në Mitrovicë të veriut\", shkruan në Twitter Pascal Heyman, Zëvendësshef i Qendrës për Parandalimin e Konflikteve në selinë e OSBE-së në Vjenë, i cili po qëndron në Mitrovicën e Veriut për të ndjekur procesin zgjedhor.
Edhe KQZ ka konfirmuar moshapjen e një qendre votimi në këtë pjesë problematike të vendit.