OSBE vlerëson zbatimin e Kodit të ri të Procedurës Penale të Kosovës
Prishtinë, 1 qershor - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të prezantojë sot një raport që vlerëson zbatimin e Kodit të ri të Procedurës Penale.
Raporti thekson çështje që lidhen me zbatimin e Kodit të Procedurës Penale në Kosovë që nga hyrja e tij në fuqi më 1 janar 2013 dhe jep rekomandime se si të përmirësohet praktika e sistemit të drejtësisë duke garantuar kështu më fuqishëm të drejtën në gjykim korrekt.
Ngjarjes do ti adresohen me fjalë rasti Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, U.D Kryetare e Gjykatës së Apelit, Tonka Berisha, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, dhe Kryesuesi i Odës së Avokatëve, Osman Havolli.