OSBE u ndihmon të rinjve të ndjekin karrierë në gazetari
Prishtinë, 9 maj - Në Mitrovicë të veriut ka nisur sot shkolla dhjetë-ditore e gazetarisë e organizuar nga Misioni i OSBE-së për rreth 20 të rinj nga Kosova veriore.
Gjatë programit në fjalë, të udhëhequr nga Davor Glava, gazetar i mirënjohur dhe ligjërues në Universitetin e Zagrebit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të fitojnë njohuri praktike mbi raportimin, aftësitë e shkrimit dhe përdorimit të mediave sociale e teknologjive të reja, si blogjet dhe portalet e internetit. Forcimi i këtyre aftësive do tiu ndihmojë në karrierën e tyre dhe do ti kontribuojë pluralizmit të mediave në Kosovë.
Për shoqëritë demokratike është jetike që të kenë gazetarë të arsimuar mirë që janë në gjendje të raportojnë në mënyrë objektive, faktike dhe të pavarur. Gjithashtu, është e rëndësishme që të rinjve me ambicie tiu sigurohen mundësi arsimimi për të ndjekur karrierë në gazetari, tha Christopher Tuetsch, Drejtor i Departamentit për Demokratizim në Misionin e OSBE-së. Në kuadër të këtij aktiviteti, Misioni i OSBE-së synon tiu ndihmojë mediave në Kosovën veriore ti forcojnë kapacitetet e tyre njerëzore dhe të rrisin pluralizmin e informacionit që i ofrohet publikut.
Pas përfundimit të suksesshëm të programit, katër kandidatët më të mirë do të vazhdojnë praktikën për gjashtë muaj, aktivitet ky që do të zbatohet bashkërisht me katër media në Kosovës veriore, gjegjësisht: TV Mir, Radio Kosovska Mitrovica, Radio Kontakt Plus dhe portalin KoSSev.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni ndihmon në ruajtjen e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes, si dhe mbështet zhvillimin e mediave.