OSBE trajnon policinë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
Prishtinë, 19 qershor - Misioni i OSBE-së organizon sot trajnimin e parë për pjesëtarët e njësisë së porsaformuar të Policisë së Kosovës për sigurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare të rajonit të Prishtinës.
Projekti përfshin një seri prej tetë trajnimesh në mbarë Kosovën gjatë së cilave 170 oficerë të policisë do të njihen me kornizën ligjore për objektet kulturore e fetare, përgjegjësitë e reja të policisë, si dhe qasjet e komunikimit me publikun e klerin.