10 Janar 2025

OSBE trajnon policinë në hetimin e trafikimit me narkotikë

Prishtinë, 31 maj - Sot është përmbyllur një kurs dhjetë-ditor për zyrtarë të Policisë së Kosovës me temë hetimin e trafikimit me narkotikë.

Kursi u organizua nga OSBE dhe u fokusua në rrugët e trafikimit të narkotikëve, hetimet financiare, konfiskimin e pasurisë, dhe planifikimin e operacioneve për arrestim.

“Policia e Kosovës tashmë është duke i vëzhguar dhe analizuar rrugët e reja të trafikimit me narkotikë dhe metodat e përdorura nga rrjetet kriminale. Si rezultat, ka pasur rritje të ndjeshme në konfiskimin e narkotikëve në Kosovë në pesë vitet e fundit,” tha John Corrigan, këshilltar i lartë për çështje të krimit të organizuar në OSBE.  

“Kurset që ne ofrojmë e ndihmojnë policinë në rritjen e efektivitetit, pasi që oficerët e Njësisë Anti-Drogë njihen me metodat e fundit hetimore dhe teknikat për planifikim të operacioneve për arrestim,” shtoi ai.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni ofron trajnime të avancuara dhe të specializuara për agjencitë e zbatimit të ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)