14 Maj 2024

OSBE trajnon policinë e Kosovës për mbrojtjen e dëshmitarëve

Prishtinë, 18 qershor - Një trajnim i organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë me temë mbrojtjen e dëshmitarëve, ku kanë marrë pjesë 20 policë të Kosovës, ka përfunduar me 15 qershor 2012 në Vushtrri.

Trajnimi është përqendruar në dispozitat ligjore si dhe në procedurat dhe programet mbrojtëse që mund tu ofrohen dëshmitarëve.

“Hetuesit policor janë të parët që takojnë dëshmitarët, ndërtojnë besimin dhe negociojnë programet dhe masat e përshtatshme për mbrojtjen e tyre. Nëse hetuesit nuk arrijnë ta bindin dëshmitarin të bashkëpunoj, atëherë prokurori ose gjykatësi nuk mund të bëjë shumë dhe kështu rastet pezullohen,” tha Temur Shengelia nga Departamenti i OSBE-së për Siguri Publike.

“Ne besojmë se njohuritë e marra gjatë trajnimit do tu ndihmojnë hetuesve që ta krijojnë këtë besim,” shtoi ai.

Pjesëmarrësit në trajnim kanë ekzaminuar instrumentet e brendshme ligjore dhe linjat e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të akterëve të ndryshëm, procedurat e pranuara ndërkombëtarisht që mund të aplikohen për të mbrojtur më mirë dëshmitarët, si dhe llojet e masave të mbrojtjes dhe sigurisë, shpenzimet dhe konceptin për gjykim të drejtë.

Gjatë këtij trajnimi, i cili është vazhdimësi i një trajnimi të mëhershëm të OSBE-së të ofruar në muajin mars, është prezantuar edhe rëndësia e të drejtave të njeriut në mbrojtjen e dëshmitarëve, ku siguria e dëshmitarëve dhe të drejtat e tyre luajnë rol qendror dhe dëshmitarët nuk perceptohen si dikush që vetëm ofron dëshmi.

Misioni i OSBE-së është i mandatuar me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, ndërtimin e demokracisë dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. OSBE organizon trajnime të avancuara për policë dhe ndihmon në rritjen e kapaciteteve trajnuese në agjencitë e sigurisë publike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)