OSBE trajnon policinë e Kosovës në hetimin e trafikimit të narkotikëve
Trajnimi, ku kanë marrë pjesë 15 hetues të policisë së Kosovës, është fokusuar në zbulimin e rrugëve të trafikimit, kontrollimin e lokaleve, identifikimin e llojeve të narkotikëve dhe intervistimin e të dyshuarve.
Përkundër rezultateve të dukshme në luftimin e trafikimit me narkotikë siç është rritja e numrit të konfiskimeve gjatë vitit 2011 dhe 2012, Kosova ende mbetet zonë transiti, tha Bahri Shala, shef i drejtorisë për luftimin e trafikimit me narkotikë në policinë e Kosovës.
Shkathtësitë e reja që kanë fituar hetuesit tonë përmes trajnimit të OSBE-së mund tua përmirësojnë aftësitë për të ndjekur trafikantët e narkotikëve dhe për ti parandaluar aktivitetet e tyre.
Pjesëmarrësit janë trajnuar edhe si të përgatitin rastet për ti dorëzuar te prokurori, duke përfshirë mbledhjen e informatave, analizën e inteligjencës dhe mbledhjen e provave.
Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar me zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni po ashtu ofron trajnime të avancuara për policinë dhe ndihmon hartimin e strategjive për sigurinë publike.