OSBE trajnon komitetet e reja lokale shumetnike për siguri
Prishtinë, 12 prill - Një ceremoni diplomimi për 35 anëtarë të komiteteve të sapo formuara lokale për siguri publike (KLSP) nga Bablaku, Drenovci dhe Prelluzha do të mbahet sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Njëzet e një shqiptarë, 13 serbë dhe një rom të Kosovës nga këto tri KLSP kanë ndjekur trajnim pesëditor për ndërtimin e partneritetit dhe zgjidhjen e problemeve.
Komitetet lokale për siguri publike përfshijnë përfaqësues të komunave, policisë, rinisë dhe pjesëtarë të komuniteteve lokale të cilët punojnë së bashku për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me siguri dhe për të përmirësuar cilësinë e jetesës.
Zëvendësi i shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Sasha Rashiq dhe Drejtori për Policinë në Bashkësi dhe Parandalim të Krimit, Fahredin Verbovci do të mbajnë fjalime.