OSBE trajnon avokatët në Kosovë lidhur me krimet e urrejtjes
Prishtinë, 14 shkurt - Seria e gjashtë dhe e fundit e punëtorive për identifikimin dhe trajtimin e krimit të urrejtjes për anëtarët e Odës së Avokatëve të Kosovës ka përfunduar më 14 shkurt në Prizren.
Punëtoritë, të organizuara nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ishin shfrytëzuar që më shumë se 150 avokatë të njoftohen me konceptet dhe standardet relevante për të definuar dhe dënuar krimet e urrejtjes.
Krimi i urrejtjes është relativisht një koncept i ri për avokatët në Kosovë, tha Jasmin Gojani, Zyrtare e Lartë Ligjore në Mision e OSBE-së.
Për tiu mundësuar atyre që të identifikojnë motivet që qëndrojnë pas krimeve të tilla siç janë etniciteti i viktimës, raca, religjioni, përkatësia politike ose kulturore do tiu ndihmojë avokatëve që në kohë të duhur të mbrojnë më mirë të drejtat e klientve të tyre.
Misioni tashmë ka mbajtur kurse trajnimi për krimet e urrejtjes për policinë e Kosovës, gjykatësitë dhe prokurorët.