23 Dhjetor 2024

OSBE shqetësohet për trajtimin e rasteve gjyqësore familjare

Prishtinë, 26 shkurt - Misioni i OSBE-së në Kosovë publikoi sot raportin e vet “Gjykimi i rasteve familjare në Kosovë: Çështjet lidhur me menaxhimin e lëndëve’.

Raporti tregon se gjykatat në Kosovë janë duke dështuar për të gjykuar në mënyrë adekuate rastet që lidhen me Ligjin për Familjen siç janë divorci, kujdestaria apo e drejta për t’i vizituar fëmijët.

Sipas monitorimeve të OSBE-së, disa raste të divorcit marrin vite të tëra për shkak të paaftësisë së gjykatës për t’i mbledhur palët, për t’i dëgjuar fëmijët ose dëshmitarët tjerë ose për të përmendur dëshmi të vërteta.

“Kur gjykatat dështojnë që në mënyrë të duhur të menaxhojnë procedurat gjyqësore familjare, efikasiteti i sistemit gjyqësor si tërësi zbehet. Vonesat në zgjidhjen e kontesteve martesore, mangësitë në dëgjimin e dëshmitarëve dhe përmendjen e dëshmive si dhe problemet me ruajtjen e incizimeve në gjykata prekin sidomos të drejtat e grupeve të cenueshme si gratë dhe fëmijët”, tha Susan Heintz, Shefe e Departamentit të OSBE-së për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete.

Raporti gjithashtu tregon që Qendrat e specializuar për Punë Sociale që veprojnë në kuadër të Departamentit për Punë dhe Mirëqenie Sociale shpesh dështojnë që të veprojnë në përputhje me kohën e duhur dhe kërkesat nga gjykata për ndihmë lidhur me procedurat e pajtimit ose për mendime lidhur kujdestarinë e fëmijëve. Kjo mund të ketë pasoja në funksionimin e gjykatave.  

Raporti, jep rekomandime për gjykatat, Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Qendrat për Punë Sociale se si të adresohen mangësitë e identifikuara.

Misioni i OSBE-së në Kosovë nxjerrë raporte periodike për punën e sektorit të drejtësisë, me qëllim të përmirësimit të punës së tij dhe pajtueshmërinë me standardet ndërkombëtare për të drejta të njeriut.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)