OSBE shpreh keqardhje për largimin e permendores
Beograd, 20 janar - Ushtruesja e detyrës së shefes së misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Serbi, Paula Thiede, ka shprehur keqardhje që negociatat për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit për monumentin kundërthënës në Preshevë, ishin dobësuar nga largimi i monumentit nga ana e qeverisë këtë mëngjes, ka njoftuar Misioni i OSBE-së në Beograd.
E kuptoj se vendimi i pranueshëm reciprokisht ishte afër arritjes, tha Paula Thiede, ushtruese e detyrës së shefes së Misionit të OSBE-së në Beograd, dhe shtoi se negociatat është dashur të vazhdojnë për gjetjen e zgjidhjes, që do të respektonte dëshirat e të dy komuniteteve.
Ajo ka kërkuar qetësi dhe atmosferë, në të cilën dialogu mund të ripërtrihet.