02 Maj 2024

OSBE-së thirrje për përmirësime në regjistrimin civil të komuniteteve

Prishtinë, 24 korrik – Komunitetet e cenueshme në Kosovë përballen me vështirësi në regjistrimin civil, gjë që vazhdon të pengojë përfshirjen e tyre në shoqëri, thotë një raport i OSBE-së i publikuar sot.

Përderisa institucionet e Kosovës në vitet e fundit kanë përmirësuar kornizën ligjore dhe kanë rritur numrin e zyrave të regjistrimit civil gjatë periudhës raportuese, financimi, resurset logjistike dhe njerëzore jo adekuate të alokuara në këto zyra e kufizojnë funksionimin e mirëfilltë të mekanizmit. Barrierat gjuhësore dhe mungesa e udhëzimeve rreth dokumenteve të kërkuara për regjistrimin civil paraqesin pengesa shtesë.

“Nëpërmjet regjistrimit civil, një person identifikohet dhe njihet si pjesë e shoqërisë dhe është në gjendje të ushtrojë të drejtat e veta dhe të ketë qasje në arsim, shëndetësi dhe punësim”, tha Ambasadori Werner Almhofer, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë. “Është shumë e rëndësishme që secilit individ t’i garantohet qasja në regjistrim civil”.

Për ta përmirësuar pajtueshmërinë me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, raporti i OSBE-ë u rekomandon institucioneve të Kosovës që të alokojnë resurse adekuate në zyrat e regjistrimit civil, shtrirje te komunitetet e cenueshme, dhe që të sigurojnë tarifa të regjistrimit të përballueshme me kriteret e vendosura qartë. Institucionet gjithashtu inkurajohen që të fillojnë praktikën e shpalljes së një muaji gjatë vitit për regjistrim pa pagesë.

Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni mbështet përfshirjen në shoqëri të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)