22 Dhjetor 2024

OSBE-së dënon dhunën, shpreh keqardhje për jetën e humbur

Prishtinë, 3 korrik - Misioni i OSBE-së në Kosovë dënoi dhunën e cila ndodhi sot në veri të Mitrovicës, e veçanërisht përdorimin e eksplozivit dhe armëve të zjarrit.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë shpreh keqardhje të thellë për jetën e humbur dhe lëndimet gjatë dhunës së sotme,” ka thënë Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer.

 

“I shpreh ngushëllime familjes së Dr. Mesud Xhekovic i cili ka qenë një pjesëtar i nderuar i komunitetit si dhe u dëshiroj shërim të shpejt të lënduarve.”

“Dënoj fuqimisht dhunën e sotme, e cila nuk i sjell dobi askujt që jeton në Kosovë dhe që paraqet një sfidë për sigurinë e publikut. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë që të ruajnë gjakftohtësinë dhe përmbahen nga ndonjë prishje tjetër të rendit dhe sigurisë, dhe të gjitha agjencive relevante të sigurisë që të hetojnë rastin dhe sjellin kryesit e akteve para drejtësisë,” tha Ambasadori Almhofer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)