OSBE publikon raportin për gjykimet e krimeve të luftës
Prishtinë, 15 qershor - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të publikojë nesër në një konferencë për shtyp raportin Gjykimet e krimeve të luftës në Kosovë: Një vlerësim pas dhjetë viteve 1999 -2009.
Raporti shqyrton mënyrat e përdorura nga sistemi i drejtësisë penale në Kosovë në lidhje me çështjet e krimeve të luftës. Raporti ofron rekomandime se si të përmirësohen mangësitë identifikuara.
Të pranishëm në konferencë për shtyp do të jenë Shefi i Misionit të OSBE-së Ambasadori Werner Almhofer, Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani, Gjykatësi në EULEX Gianfranco Gallo, Drejtori i Departamentit të OSBE-së për të Drejta të Njeriu dhe Komunitete James Rodehaver, dhe Këshilltari Politik në Ministrinë e Drejtësisë Blerim Isufaj.