OSBE publikon profilet për komunitete
Prishtinë, 7 shkurt - Ambasadori Werner Almohfer, Shef i Misionit të OSBE-së nesër do të publikojë serinë e dytë të Profileve të Komuniteteve të Kosovës.
Publikimi përfshin informacione demografike, socio-ekonomike, politike dhe kulturore për komunitetet jo-shumicë në Kosovë. Aty gjithashtu përfshihen sfidat të cilat ndikojnë që anëtarët e komuniteteve plotësisht të gëzojnë liritë dhe të drejtat themelore.
Profilet e komuniteteve synojnë të shtojnë njohuritë në mes të partnerëve të OSBE-së, institucioneve qendrore e lokale dhe organizatave ndërkombëtare, lidhur me gjendjen e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë. Përveç kësaj, profilet mund të përdoren si platformë për akterët relevantë në Kosovë për të diskutuar për problemet dhe ofrimin e zgjidhjeve të tyre.
Profilet e komuniteteve për vitin 2010 bazohen në aktivitetet kërkimore që ka bërë në terren OSBE gjatë një viti, dhe mund të gjenden në anglisht, shqip dhe serbisht.