13 Janar 2025

OSBE publikon mjet për vlerësimin e punës së sektorit të drejtësisë

Prishtinë, 8 shtator - Në pajtim me mandatin e vet për të promovuar pavarësinë, paanësinë dhe përgjegjshmërinë e sistemit të drejtësisë, më 8 tetor 2014 Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar Monitoruesin e Drejtësisë, një publikim i ri gjashtëmujor që përmban tregues indikatorë cilësor të performancës së gjykatave të shkallës së parë në Kosovë. Kjo është hera e parë që mblidhen të dhëna të tilla në lidhje me gjykatat në Kosovë.

Publikimi është paraparë të shërbejë si mjet për politikbërësit dhe stafin e sektorit të drejtësisë për vlerësimin e përputhshmërisë së gjykatave me standardet ndërkombëtare për gjykim të drejtë, përfshirë të drejtën për qasje në drejtësi dhe gjykim brenda afatit të arsyeshëm, mbrojtjen e palëve dhe dëshmitarëve që ofrojnë dëshmi, dhe arsyetimin e vendimeve gjyqësore.

“Monitoruesi i Drejtësisë do t’iu ndihmojë akterëve vendorë dhe ndërkombëtarë në përmirësimin e përgjithshëm të performancës së sistemit të drejtësisë në Kosovë,” tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger.

“Monitoruesi i Drejtësisë ofron të dhëna të cilat do të na e mundësojnë të gjithë neve të identifikojmë më me saktësi fushat tematike, rajonet dhe departamentet gjyqësore ku kërkohet ndihmë e mëtejmë, qoftë në formë të mbështetjes buxhetore, reformave administrative apo trajnimeve shtesë,” shtoi ai.

Numri i parë i Monitoruesit të Drejtësisë mbulon periudhën 1 janar-30 qershor 2014, gjatë së cilës stafi i OSBE-së ka monitoruar punën e 83 për qind të gjyqtarëve në departamentin e krimeve të rënda, departamentin e përgjithshëm, departamentin për çështje administrative, dhe departamentin për të mitur, si dhe 1,107 seanca në 763 raste në të gjitha këto departamente.

Monitoruesi i Drejtësisë do të dalë dy herë në vit. Ai do të ndihmojë në përcjelljen e arritjeve dhe mangësive në përputhshmëri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)