OSBE prezanton raportin lidhur me paraburgimin
Prishtinë, 12 mars - Misioni i OSBE- në Kosovë do të publikojë të hënën në një konferencë për shtyp raportin për justifikimet e gjykatësve lidhur me paraburgimin.
Raporti vlerëson pajtueshmërinë me standardet ndërkombëtare bazuar në aktvendimin e gjykatave për caktimin, zgjatjen dhe zbatimin e paraburgimit, si dhe shqyrton përdorimin e masave alternative.
Po ashtu raporti tregon se në shumicën e rasteve, gjykatësit dështojnë që të justifikojnë si duhet vendimet për caktimin e paraburgimit, në këtë mënyrë shkelin standardet ligjore. Po ashtu raporti ofron rekomandime për përmirësimin e praktikës.
Raporti plotëson raportin e Misionit të OSBE-së për Paraburgimi në procedurat penale në Kosovë: Shqyrtim dhe analizë gjithëpërfshirës e çështjeve të mbetura (Pjesa I ), i cili fokusohet në ndjekje penale.
Në konferencë do të marrin pjesë Zt. Markku Laamanen, Zëvendës Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Fejzullah Hasani, Kryetari i Gjykatës Supreme, Ismet Kabashi, Kryeprokuror dhe Wolff-Michael Mors, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete në Misionin e OSBE-së.