OSBE përshëndetë zhvillimin e qetë të zgjedhjeve në Kosovë
Vjenë, 7 maj - Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zannier, ka përshëndetur sot përfundimin e qetë të zgjedhjeve të organizuara nga OSBE që iu kanë mundësuar personave me të drejtë vote në Kosovë që të hedhin votën e tyre në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë më 6 maj.
OSBE i ka dorëzuar kutitë e vulosura të votimit te Komisioni Zgjedhor i Serbisë në qendrat e numërimit në Vranje dhe në Rashkë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
I përgëzoj të gjitha palët për përmbajtjen që treguan, për mundësimin e zhvillimit të qetë të votimeve të mundësuara nga OSBE, tha ai.
Ky operacion u bë i mundur vetëm për shkak të sjelljes së përgjegjshme të akterëve relevantë politikë dhe mbështetjen dhe bashkëpunimin e madh të ofruar nga institucionet vendore dhe bashkësia ndërkombëtare, në veçanti policia, KFOR-i dhe EULEX-i.
Gjithashtu dëshiroj që tiu shpreh mirënjohje gjithë personelit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, si dhe atyre që kanë ardhur për të mbështetur këtë operacion nga të gjitha misionet e OSBE-së në rajon. Arritja e tyre për të përfunduar këtë detyrë jashtëzakonisht sfiduese për vetëm pesë dite tregon anën më të mirë të OSBE-së
Misioni i OSBE-së në Kosovë i ka rreth 680 të punësuar. Për mundësimin e mbajtjes së zgjedhjeve janë rekrutuar 300 persona vendorë që janë punësuar për një kohë të shkurtë përveç 200 anëtarëve të stafit të OSBE-së që kanë ardhur nga Misioni i OSBE-së Kosovë dhe misioneve tjera në terren në Evropën Jug Lindore.