OSBE organizon seminar mbi parandalimin e ekstremizmit
Prishtinë, 4 shtator - Duke filluar nga sot, OSBE do të organizoj një seminar dy-ditor për të kuptuar dhe parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin që mund të çoj në terrorizëm.
Rreth 120 pjesëmarrës vendor dhe ndërkombëtar, duke përfshirë ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile, do të diskutojnë kushtet që mundësojnë përhapjen e radikalizmit të dhunshëm, siç janë mungesa e qasjes në shkollim, izolimi politik dhe margjinalizimi shoqëroro-ekonomik.
Gjatë seminarit do të shqyrtohen edhe mënyrat se si partneriteti publiko-privat dhe policimi në bashkësi mund të ndihmojnë të parandalojnë dhe luftojnë terrorizmin në mënyrë efektive.
Drejtori i Departamentit për Siguri Publike i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Duko Zaviić, Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, dhe Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Peter Blomeyer, do të flasin në hapje të seminarit.