05 Maj 2024

OSBE organizon seminar mbi luftën kundër krimit dhe terrorizmit

Prishtinë, 11 shtator - Duke filluar sot, Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizoj një seminar dy-ditor mbi sfidat praktike dhe ligjore në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit për rreth 40 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, prokurorisë dhe gjyqësorit.

Pjesëmarrësit në seminar do ta shqyrtojnë legjislacionin aktual dhe do të mundohen të identifikojnë mënyra për të përmirësuar tutje bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informatave gjatë hetimeve, ndjekjes penale të rasteve dhe gjykimeve.

Drejtori i Departamentit për Siguri Publike të OSBE-së, Dushko Zavishiq, Drejtori për Inteligjencë dhe Analiza në Policinë e Kosovës, Ahmet Nuredini; Prokurori Special, Blerim Isufaj; dhe Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi do të flasin në këtë ngjarje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)