OSBE organizon konferencën rajonale për zyrtarët e policisë për informim
Prishtinë, 4 dhjetor - Misioni i OSBE-së dhe Policia e Kosovës do ta organizojnë sot një konferencë për zyrtarët për informim të shërbimeve policore nga rajoni për tju ndihmuar në vendosjen e kontakteve dhe bashkëpunimit.
Pjesëmarrësit nga Prishtina, Podgorica, Shkupi dhe Tirana do të takohen për herë të parë për të shkëmbyer praktikat më të mira dhe për të identifikuar fushat potenciale për bashkëpunim.
Drejtori i Departamentit për Siguri Publike të Misionit të OSBE-së, Dushko Zavishiq, dhe Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, do të flasin në hapjen e kësaj ngjarje.