15 Janar 2025

OSBE organizon konferencë rajonale për mbrojtjen nga diskriminimi

Prishtinë, 9 qershor - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë nesër në Prishtinë një konferencë rajonale mbi sfidat dhe praktikat më të mira në zbatimin e legjislacionit anti-diskriminim.

Ekspertë të shquar të të drejtave të njeriut, juristë, institucione të Ombudspersonit dhe organizata të shoqërisë civile nga Beogradi, Podgorica, Prishtina, Sarajeva, Shkupi dhe Tirana, përfshirë edhe përfaqësues të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) do të shqyrtojnë kornizat vendore anti-diskriminim, përvojat e institucioneve të Ombudspersonit në trajtimin e rasteve të diskriminimit dhe përgjigjjet e drejtësisë e të shoqërisë civile ndaj diskriminimit. 

Konferenca ka për qëllim identifikimin e masave efektive që mund të përmirësojnë zbatimin e kornizave ligjore dhe të zvogëlojnë rastet e diskriminimit në rajon.

Pjesëmarrësve do t’iu drejtohet me një fjalë rasti Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)