OSBE organizon konferencë për rolin e të rinjve në sigurinë publike
Prishtinë, 8 korrik -Misioni i OSBE-së në Kosovë do të filloj sot në Prishtinë një konferencë tre-ditore për rolin e të rinjve në përmirësimin e sigurisë publike.
Më shumë se dyzet përfaqësues të OJQ-ve, akademive policore, forumeve lokale për siguri publike dhe institucioneve nga Beogradi, Podgorica, Prishtina, Sarajeva, Shkupi dhe Tirana për herë të parë do të diskutojnë për rolin e shkollave në identifikimin e fushave për bashkëpunim në mes të të rinjve, sektorit të sigurisë dhe OJQ-ve, si dhe për faktorët ekonomik që mund të ndikojnë në sigurinë publike të të rinjve.
Drejtori i Departamentit për Siguri Publike të Misionit të OSBE-së, Dushko Zavishiq, do të flas në konferencë.