OSBE organizon konferencë për luftimin e korrupsionit në nivel të lartë
Ekspertë të shquar nga Transparency International do të shtjellojnë konceptet e korrupsionit në nivel të lartë dhe efektet globale të tij.
Për më tepër, konferenca është planifikuar si ngjarje nismëtare për sensibilizimin e pjesëmarrësve - vendimmarrësve - lidhur me arsyet pse parandalimi dhe luftimi i korrupsionit të lartë është i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar.
Fjalimet hyrëse do të mbahen nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu.