OSBE: Në Kosovë fitoi e drejta për të zgjedhur
Prishtinë, 9 dhjetor - Zgjedhjet komunale në Kosovë vazhdojnë të komentohen nga ndërkombëtarët.
Nikola Gaon zëdhënësi i OSBE-së në Kosovë, flet për zgjedhjet komunale te mbajtura pak ditë më parë.
Gaon shprehet se përveç disa incidenteve, në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë fitoi e drejta e njerëzve për të zgjedhë dhe për tu zgjedhur, gjë e cila, sipas tij, është synim i zgjedhjeve.
Në emisionin Slobodno Srpski, ai thotë se personat që kanë shkatërruar vendvotimet në veri të Mitrovicës, nuk duhet kërkuar te strukturat e sigurisë dhe tek organizatorët, por tek ata që kanë iniciuar incidentet.
Fajtorë janë ata që kanë sulmuar vendvotimet, shprehet zëdhënësi i OSBE-së në kosovë Nikola Gordon.