16 Janar 2025

OSBE në Kosovë dënon incidentet në Gorazhdec

Prishtinë, 7 dhjetor - Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jean-Claude Schlumberger dënoi sot fuqishëm incidentet e fundit që afektojnë komunitetin serb në fshatin Gorazhdec, komuna e Pejës.

Sot në orët e para të mëngjesit, prona e familjeve Petrović and Vuksanović, si dhe një automjet në pronësi të një anëtari të familjes Kolašinac, janë dëmtuar nga të shtëna armësh. Një monument që përkujton serbët lokal, përfshirë vrasjet e vitit 2003 të të rinjve në lumin e afërt Bistricë, është dëmtuar po ashtu. Një incident i ngjashëm ka ndodhur në Gorazhdec në korrik 2015.

“I dënoj fuqishëm këto incidente. Intensiteti i këtij të fundit dhe fakti se ky është një shqetësim që po përsëritet kontribuon në ndjenjën e pasigurisë në mesin e komunitetit serb të Kosovës,” tha Schlumberger.

Ai po ashtu i inkurajoi agjencitë për zbatim të ligjit të hetojnë rastet në mënyrë efektive dhe urgjentisht të sjellin përgjegjësit para drejtësisë. “Incidentet e tilla duhet të trajtohen si prioritet, në mënyrë që të gjitha komunitetet, pavarësisht nga vendbanimi i tyre, të mund të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura,” përfundoi Schlumberger.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)