15 Maj 2024

OSBE ndihmon të rinjtë t\'i shprehin brengat e tyre

Prishtinë, 12 gusht – Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve, Misioni i OSBE-së në Kosovë, UNICEF dhe GIZ (Agjencia gjermane për zhvillim ndërkombëtar) do të mbështesin sot 25 Këshilla Lokale për Veprim Rinor (KLVR) në prezantimin e brengave të të rinjve tek zyrtarët e nivelit qendror dhe lokal.

Pjesëtarët e KLVR-ve do të takohen me bashkëmoshatarët e tyre në mbarë Kosovën për të marrë dhe shënuar çështjet që brengosin rininë. Ata do t’ua prezantojnë gjetjet institucioneve relevante në javët në vijim, si dhe do të përdorin hashtag-un #YourDayYourVoice  në rrjetet sociale (Facebook, Twitter and Instagram) për të vazhduar me shkëmbimin e pikëpamjeve të tyre dhe diskutimin e prioriteteve.

“Më shumë se gjysma e banorëve të Kosovës i takojnë grupmoshës 14–25 vjet. Duke dëgjuar brengat e tyre dhe duke i përfshirë në jetën publike dhe në vendimmarrje sigurohen elemtentet kyçe për zhvillimin e mëtejmë të një demokracie pjesëmarrëse në Kosovë, në periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë,” tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger.

“U bëj thirrje të gjitha institucioneve në Kosovë që të angazhojnë të rinjtë në mënyrë aktive dhe t’iu përgjigjen brengave dhe prioriteteve të tyre, të cilat përfshijnë qasjen në arsim, shërbime, kulturë dhe punësim.”

Në katër vitet e fundit Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbështetur përfshirjen e të rinjve në vendimmmarrje përmes ndihmës në themelimin dhe punën e KLVR-ve, Qendrave Rinore komunale, dhe Këshillit Qendror për Veprim Rinor.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat ndërtimin e institucioneve demokratike, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)