14 Maj 2024

OSBE ndihmon policinë në hetimin e krimeve të urrejtjes

Prishtinë, 2 korrik - “Nëse krimet nuk hetohen dhe ndjeken penalisht në mënyrë të drejtë ekziston rreziku që ato të përsëriten dhe eskalohen”, thotë Kirsten Joppe, shefe e sektorit të OSBE-së për monitorim të sigurisë. “Kjo është veçanërisht relevante në Kosovë, ku jetojnë disa komunitete etnike, religjioze dhe kulturore”, shtonë ajo.   

Krimet e urrejtjes janë definuar si krime të motivuara nga karakteristikat e viktimave, qofshin ato nga përkatësia etnike, racore, të besimit religjioz, bindjeve politike ose kulturore. Përderisa policia e Kosovës gjatë trembëdhjetë viteve të fundit është fokusuar në identifikimin e kryesve të veprës ose krimeve të urrejtjes, ata kanë vënë re rëndësinë e të kuptuarit të motiveve të cilat gjenden pas tyre krimeve.

Sipas Joppe, identifikimi i motiveve që qëndrojnë prapa krimeve është shumë i rëndësishëm për policinë që ata të jenë në gjendje të mbrojnë të dëmtuarit. “Më shpesh se sa jo krimet e urrejtjes i prek grupet të cilët janë minoritet në çdo mjedis të caktuar shoqëror ose lokalitet”, thotë Joppe.

Misioni i OSBE-së ka ndërmarrë një seri të sesioneve trajnuese të projektuara që të ndihmohet policia e Kosovës për të identifikuar dhe hetuar këtë lloj të krimit që të mbrojë ata që janë të prekur nga dhuna e përsëritur. 

Motivi për ndryshim

Në dhjetor të vitit 2011 Misioni ka organizuar sesione trajnuese për trajner për 16 policë të cilët janë bërë trajnues për çështje të krimeve të urrejtjes dhe teknika për hetime. Me qëllim të shpërndarjes së këtyre njohurive në tërë strukturën policore, këta trajnues deri tani kanë realizuar trajnime për 138 policë.

Përveç kësaj, që nga shkurti i vitit 2012, një kurs i zhvilluar nga OSBE për krimet e urrejtjes është mbajtur edhe për Akademinë Policore për Sigurinë Publike, i cili është i detyrueshëm gjatë trajnimit themelor.

“Krimet e urrejtjes ndodhin kudo, por në shoqërinë ku pësohet  për shkak të mungesës së tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ata më të ndjeshmit janë viktimat kryesore”, shpjegon Adrian Demiri, hetues i policisë dhe një nga 16 trajnuesit.

“Për policinë është me rëndësi që të mësohet se si  të identifikohen indikatorët e mundshëm të krimeve të urrejtjes të cilat më herët kanë kaluar pa u vërejtur, të hetohen si duhet dhe të çohet rasti për procedura të mëtejme.  

Duke marrë parasysh mungesën e të qenit të informuar për krimet të urrejtjes, policia e Kosovës nuk i ka regjistruar krimet e urrejtjes si kategori të krimeve të posaçme as nuk ka pasur ndonjë pasqyrë se sa krime të tilla kanë ndodhur në Kosovë. Kjo po fillon të ndryshojë pasi që krimet e urrejtjes tash po raportohen ndaras.

“Fakti i thjeshtë që policia janë të gatshëm të pranojnë këtë lloj të trajnimit dërgon një shenjë pozitive dhe tregon që ka përkushtim për të parandaluar krimet e tilla”, thotë Joppe. “Pa dyshim ky është një proces i gjatë dhe duhet kohë për të arritur rezultate domethënëse. Sidoqoftë, OSBE është e gatshme që të vazhdojë të punojë me policinë që ta bëjë të mundshëm arritjen e kë tij qëllimi”.

Përderisa Demiri tashmë ka filluar që të zbatojë këto shkathtësi të reja në praktikë, Misioni i OSBE-së do të ndërmerr një hap tjetër dhe do të organizojë punëtori për oficerët e lartë të policisë në tremujorin e fundit të vitit 2012.

Të menduarit e ri në gjithë shoqërinë 

Të dytë, Demiri dhe Joppe ranë dakord që me qëllim të luftimit me sukses të këtij fenomeni negativ të gjitha institucionet e Kosovës dhe jo vetëm policia duhet që së pari ta kuptojnë si duhet konceptin dhe çështjet që qëndrojnë prapa krimit të urrejtes në mënyrë që të merren me këto krime me sukses.

Misioni tashmë ka organizuar sesione trajnimi për krimet e urrejtjes për gjykatës dhe prokurorë në dhjetor të vitit 2011 dhe është duke planifikuar që të organizojë punëtori për përfaqësuesit e shoqërisë civile kah fundi i vitit 2012. Misioni gjithashtu do të mbajë një cikël të dytë të punëtorive në shkolla në mbarë Kosovën në tetor të vitit 2012.

“Ne duhet që t’i mësojmë të rinjtë për tolerancën, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe bashkëjetesën. Në fund, kjo është diçka ku jeton ardhmëria”, përfundon Demiri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)