26 Dhjetor 2024

OSBE ndihmon policinë e Kosovës në përmirësimin e menaxhimit

Prishtinë, 11 nëntor - Misioni i OSBE-së do të organizojë të premten një ceremoni për dhënie të diplomave 21 policëve të Kosovës që kanë ndjekur trajnimin një mujor për hetim të krimeve, operacione të policisë, incidente kritike dhe menaxhim i marrëdhënieve me publikun.

Trajnimi është një kërkesë për promovimin e policëve të nivelit të mesëm – togerë, kapitenë dhe nënkolonelë. Ai ka për qëllim që të përmirësojë shkathtësitë e menaxhimit dhe të profesionalizojë më shumë policët e Kosovës.

Përveç kësaj, trajnimi do të shfrytëzohet për identifikim të nevojave të mëtutjeshme për trajnim dhe zhvillim të trajnimit për menaxhim modular për policët e Kosovës. Pjesëmarrësit më të mirë të trajnimit do të bëhen trajnues të ardhshëm.

Drejtori i Departamentit të OSBE-së për Siguri Publike Carsten Twelmeier, shefi i Njësisë për Trajnim Themelor të Policisë nënkoloneli Driton Zabërgja dhe trajnuesi kryesor Inspektori Thomas Patterson nga shërbimi policor i Irlandës veriore do të mbajnë fjalime në ceremoni.

 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)