OSBE ndihmon përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara
Prishtinë, 18 qershor Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) dhe OJQ-në Organizata e Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Kosovë (OPFAKOS) do të organizojnë Mini-Lojërat Olimpike për fëmijët me aftësi të kufizuara në këtë fundjavë në Vushtrri.
Mini Lojërat Olimpike mbahen me qëllim të promovimit të integrimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, vetëdijesimit publik për aftësitë e tyre, dhe rritjen e besimit dhe bashkëpunimit mes tyre dhe ofruesve të sigurisë publike.
Fëmijët me aftësi të kufizuara janë një nga grupet me gjendjen më të pafavorshme në Kosovë, dhe përfshirja e tyre sociale kërkon mbështetje më të fortë nga të gjitha institucionet relevante, përfshirë këtu edhe policinë e Kosovës dhe agjencitë tjera publike për siguri.
Rreth 50 fëmijë, prindërit e tyre, dhe të rinj nga komunitetet e ndryshme lokale do të marrin pjesë në këtë ngjarje dyditore. Mini Lojërat Olimpike do të përfshijnë gara me karroca, pikado dhe hendboll, si dhe gara në shah.
Mini Lojërat Olimpike, të mbështetura nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, për herë të parë janë organizuar në vitin 2005 dhe mbahen për çdo vit.