OSBE ndihmon në luftën e trafikimit me qenie njerëzore
Prishtinë, 12 shtator - Misioni i OSBE-së në Kosovë ka filluar një seri prej dhjetë seancash të trajnimit rajonal për procedurat standarde operative për punën me viktimat e trafikimit.
Në seancën e parë të trajnimit dy-ditor që ka filluar më 8 shtator në Ferizaj, policia dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, inspektorët sanitarë të punës dhe të tregut, punëtorët socialë dhe avokatët kanë rritur aftësitë e tyre për të identifikuar, referuar dhe asistuar viktimat e trafikimit.
Procedurat standarde operative ofrojnë një përmbledhje të njëtrajtshme të udhëzimeve për tu marrë me viktimat e trafikimit nga vendi dhe të huaja, tha Natalia Voronova, ushtruese detyre e shefit të Seksionit Kundër Trafikimit me qenie njerëzore në Misionin e OSBE-së në Kosovë. Edhe pse ky dokument ishte miratuar në vitin 2008, shumë akterë dhe ofrues të shërbimeve nuk janë trajnuar se si ta zbatojnë atë.
Kursi i trajnimit në Ferizaj është pjesë e përpjekjes më të madhe të OSBE-ës për të përfshirë në mbarë Kosovën ata që luftojnë kundër trafikimit me qenie njerëzore. Rreth 300 persona do ta ndjekin trajnimin, i cili do të zgjasë deri në fund të dhjetorit 2011.
Kosova është rajon i transitit, destinacionit dhe origjinës së viktimave të trafikimit. Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat të mbështet institucionet lokale në luftë kundër krimit të organizuar dhe ndihmon parandalimin e shkeljeve të rënda të drejtave themelore të njeriut dhe lirive.