18 Janar 2025

OSBE ndihmon arritjen e marrëveshjes për ndihmën juridike falas

Prishtinë, 26 prill - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të jetë nikoqir i një ceremonie në të cilën përfaqësues të Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Policisë dhe Odës së Avokatëve do të nënshkruajnë marrëveshje me të cilën themelohet një mekanizëm koordinues për ndihmën juridike falas në rastet penale. 

Me tu themeluar, ky mekanizëm do t’i trajtojë mangësitë në praktikën e tanishme të ofrimit të ndihmës juridike, të identifikuara gjatë monitorimit të OSBE-së.

Shefi i Misionit të OSBE-së, Jean-Claude Schlumberger; Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi; Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj; Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni; dhe Osman Havolli, Kryetar i Odës së Avokatëve, do të mbajnë një fjalë rasti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)