OSBE mbështet dialogun ndërfetar në Kosovë
Prishtinë, 30 tetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon sot në Prishtinë konferencën e dytë vjetore të dialogut ndërfetar.
Përfaqësues të komuniteteve fetare islame, ortodokse serbe, katolike, protestante dhe hebraike në Kosovë do të diskutojnë tema si mbrojtja e trashëgimisë fetare, mirëmbajtja e varrezave, të drejtat pronësore, si dhe përmirësimi i kornizës ligjore për lirinë e fesë.
Pjesëmarrësve do tiu drejtohen me një fjalë rasti Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Udhëheqësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, Administratori Katolik i Administratës Apostolike të Kosovës, Ipeshkvi Dodë Gjergji, Udhëheqësi i Kishës Ungjillore Protestante të Kosovës, Driton Krasniqi, dhe Udhëheqësi i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Votim Demiri.