27 Dhjetor 2024

OSBE inkurajon publikun që të shfrytëzojë IPK

Prishtinë, 13 dhjetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Inspektorati Policor i Kosovës lansuan një fushatë të informimit publik më 12 dhjetor për të promovuar rolin mbikëqyrës të inspektoratit dhe llogaridhënien e policisë.

Inspektorati punon i pavarur nga policia dhe heton dyshimet për sjellje të këqija të policëve. Fushata i bën thirrje publikut ta raportojë në inspektorat çdo ankesë eventuale rreth punës së policisë dhe vë në dukje se çdo komunikim ndërmjet publikut dhe inspektoratit do të mbetet konfidencial.

“Mesazhi është i thjeshtë: nëse dikush ndihet i keqtrajtuar nga policia, ose ka parë policë duke u sjellë në mënyrë jo të duhur, ata kanë të drejtë të ankohen,” tha Ambasadori Werner Almhofer, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Kjo është e drejtë e garantuar për të gjithë, pavarësisht gjinisë apo përkatësisë etnike. Më duhet të them megjithatë se mekanizmat e kontrollit, siç është inspektorati, nuk funksionojnë pa përfshirjen e publikut. Është e një rëndësie të veçantë për publikun që t’i përdorë mekanizmat e tillë, të raportojë atë që e mendon si të padrejtë dhe duke e bërë këtë, të ndihmojë në përmirësimin e punës së institucioneve.”

Nga qershori deri në nëntor të vitit 2011, inspektorati ka pranuar 113 ankesa për shkelje të dyshuara nga ana e policisë. Bazuar në këto ankesa, janë ngritur 42 kallëzime penale dhe janë konfirmuar 8 aktakuza.

Misioni i OSBE-së ka ndihmuar në themelimin e Inspektoratit Policor të Kosovës në vitin 2006. që nga atëherë, Misioni ka mbështetur inspektoratin nëpërmjet trajnimeve, stërvitjeve në vend të punës, si dhe asistencë në krijimin e kornizës ligjore. Tani Misioni ofron asistencë teknike për këtë institucion.

Fushata do të zgjasë dy javë. Në të përfshihen spotet në televizion e radio si dhe posterët në gjuhët shqipe dhe serbe.

Misioni i OSBE-së është i mandatuar me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, ndërtimin e demokracisë dhe zhvillimin e sigurisë publike. Misioni ndihmon zhvillimin e agjencive të sigurisë publike dhe njësitë e tyre trajnuese.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)