OSBE i dhuron radiolidhje Agjencisë për Menaxhim Emergjent
Prishtinë, 30 maj - Misioni i OSBE-së në Kosovës i ka dhuruar një sasi të radiolidhjeve donacion për Agjencinë për Menaxhim Emergjent(AME) të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të radiolidhjeve morrin pjesës, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri në OSBE, Carsten Twelmeier, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhim Emergjent, Fadil Kodra dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Kryeshefi i Agjencisë për Menaxhim Emergjent, Fadil Kodra, pasi falënderoi misionin e OSBE-së për këtë donacion, tha se kjo do të jetë një ndihmë e madhe për AME-në që do të ndihmojnë për një komunikim më të mirë, duke u nisur nga qendra e thirrjeve e deri te qendrat rajonale për menaxhimin e emergjencave në të gjithë territorin e Kosovës.
Ndërsa drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri në OSBE, Carsten Twelmeier, tha se radiolidhjet janë të tipit motorola dhe se kjo është vazhdimësi e ndihmës që ka dhënë misioni i OBES-së për institucionet e Kosovës, veçanërisht për Ministrisë së Punëve të Brendshme.