22 Dhjetor 2024

OSBE: Gjykatat të caktojnë paraburgim me arsye

Prishtinë, 15 mars - Ndërsa gjykatat e Kosovës kanë bërë përmirësime të kufizuara në arsyetimin e aktvendimeve mbi caktimin e paraburgimit, në shumicën e rasteve të shqyrtuara gjatë periudhës nëntë-mujore, gjykatësit kanë dështuar që të justifikojnë si duhet vendimet mbi caktimin e paraburgimit, duke  shkelur kështu standardet ligjore ndërkombëtare dhe legjislacionin vendor, thotë OSBE në raportin e publikuar sot.

Sipas këtij raporti, gjykatësit kryesisht citojnë tri baza kur caktohet  paraburgimi: rreziku nga ikja, prishja e provave dhe përsëritja e veprës penale. Sidoqoftë, këto baza nuk janë me arsyetim të mjaftueshëm për vendimet mbi paraburgimin.

“Përkundër një kornize ligjore adekuate mbi paraburgimin në procedurat kriminale, caktimi i paraburgimit i lëshuar nga gjykatat shumë shpesh dështon të jetë në pajtueshmëri me këto kërkesa ligjore, dhe paraburgimi caktohet pa ofruar arsye të mjaftueshme për të dëshmuar se është i nevojshëm”, tha Markku Laamanen,  Zëvendës i Shefit të Misionit të OSBE. “Përveç kësaj, paraburgimi vazhdon që herë pas herë të caktohet kur faktet e rastit nuk kërkojnë masë të tillë”.

Raporti ofron rekomandime për Gjykatën Supreme, Prokurorinë Publike, gjykatësit, Odën e Avokatëve, Institutin Gjyqësor të Kosovës, dhe Fakulteti Juridik i Universitetit  të Prishtinës për të adresuar mangësitë e identifikuara.

Në mënyrë që institucionet të ndihmohen në tejkalimin e sfidave të përmendura në raport dhe që të pranohen reagime lidhur me konstatimet e raportit, Misioni i OSBE-së do të organizojë tryeza diskutimesh me gjykatës dhe prokurorë nëpër tërë Kosovën.

Raporti i ri plotëson pjesën e parë të raportit e Misionit të OSBE-së publikuar në dhjetor të vitit 2009 “Paraburgimi në procedurat penale në Kosovë: Shqyrtim dhe analizë gjithëpërfshirës e çështjeve të mbetura (Pjesa I ), i cili fokusohet në ndjekje penale. Ai po ashtu bazohet në monitorimin e drejtpërdrejtë dhe analizat e 125 rasteve gjatë vitit 2008 ku përfshihet procedura e paraburgimit para gjykatave komunale dhe të qarkut në Kosovë.

Misioni i OSBE-së në Kosovë është mandatuar për mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut. Meqë një sistem ligjor funksional është instrument për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Misioni i OSBE-së do të vazhdojë të mbështesë gjykatësit, prokurorët dhe avokatët përmes monitorimit të praktikave gjyqësore dhe të ndjekjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)