05 Maj 2024

OSBE e përkushtuar që ketë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës

Prishtinë, 12 shtator - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, priti në takim drejtorin e Departamentit për Siguri Publike të OSBE-së, Dimitrii Pankratov.

Në këtë takim u bisedua lidhur me Strategjinë Nacionale për Siguri në Bashkësi, më konkretisht, rreth koordinimit të planeve për siguri në bashkësi edhe me pjesën veriore të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të ketë siguri dhe mirëqenie të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Zëvendësministri Izmi Zeka theksoi se me të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë do të ketë një koordinim në mënyrë që Strategjia Nacionale për Siguri në Bashkësi të implementohet në tërë territorin e Kosovës.

Të dyja palët pohuan se rezultatet janë të prekshme në këtë segment, andaj u vlerësua që të ketë aktivitete më të ngjeshura në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)