15 Janar 2025

OSBE do të vazhdojë ta përkrahë MPB

Prishtinë, 14 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Prishtinë, Ambasadorin Jean-Claude Schlumberger.

Me këtë rast, u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm mes Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian  në Kosovë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri Hyseni siguroi ambasadorin e OSBE-së se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhëm dhe shprehi  gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të agjencive të zbatimit të rendit dhe ligjit me misionin e OSBE-së.

Ndërsa, Ambasadori Schlumberger theksoi se misioni i OSBE- së do të vazhdojë që ta të përkrahë Ministrinë e Punëve të Brendshme në zhvillimin e mëtejmë të institucioneve demokratike, në promovimin e të drejtave të njeriut, komuniteteve dhe sundim të ligjit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)