09 Maj 2024

OSBE dhe Policia inkurajojnë gratë dhe komunitetet t’i bashkohen policisë

Prishtinë, 5 maj - Misioni i OSBE-së dhe Policia e Kosovës, nga data 5 deri më 12 maj 2014, do të organizojnë një seri prej katër punëtorive për t’i inkurajuar gratë dhe komunitetet në Kosovë që t’i bashkohen radhëve të policisë.

“Përfaqësimi i komuniteteve të ndryshme etnike në Policinë e Kosovës, me përjashtim të romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve, aktualisht është në nivel të kënaqshëm, përderisa përfaqësimi i grave është relativisht i ulët, me vetëm 15% gra nga 8,600 zyrtarë dhe personel policor,” tha Zëvendës Shefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Paivi Nikander.

“Për ta ruajtur karakterin shumë-etnik të Policisë së Kosovës dhe për ta rritur numrin e grave që punojnë në agjencionet për zbatim të ligjit, ne duhet të sigurohemi që më shumë gra dhe pjesëtarë nga të gjitha komunitet aplikojnë për t’iu bashkuar radhëve të policisë.”

Nga 216 kadetë që janë përgjigjur në dy thirrjet e fundit për aplikim në polici dhe kanë filluar trajnimin në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, vetëm tetë kanë qenë serb, tre boshnjak dhe dy goranë, kurse vetëm 17 kanë qenë gra – 15 shqiptare dhe dy serbe të Kosovës.

“Numri i grave në detyrë dhe diversiteti i komuniteteve janë elemente qenësore për pranimin e policisë nga grupe të ndryshme shoqërore që jetojnë në Kosovë,” tha Nikander.

Punëtoritë do të mbahen me 5 maj në Mitrovicë të Veriut, 7 maj në Mamushë, 8 maj Shtërpcë, dhe 12 maj në Graçanicë.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)