OSBE dhe Komitetet për Siguri Publike prezantojnë arritjet e 2013
Prishtinë, 20 dhjetor - Anëtarët e 38 Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP), të cilat mbështeten nga OSBE, do të takohen sot në Prishtinë për të prezantuar arritjet e tyre gjatë vitit 2013.
KLSP-të përfshijnë përfaqësues të komuniteteve lokale, policë, zyrtarë komunal, si dhe përfaqësues të shkollave, grave dhe rinisë të cilët punojnë për të përmirësuar sigurinë e komunitetit dhe cilësinë e jetesës.
Gjatë vitit 2013, KLSP-të kanë implementuar një numër të iniciativave për siguri të komunitetit të financuara nga një projekt i përbashkët i OSBE-së dhe Qeverisë së Norvegjisë.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme Izmi Zeka, Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës Naim Rexha dhe përfaqësuesja e Ambasadës së Norvegjisë Mimoza Janova do të flasin në këtë ngjarje.