OSBE dënon sulmin fizik ndaj Pantiq
Prishtinë, 2 nëntor - Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj njërit prej kandidatëve për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Krstimir Pantiq.
Kam reaguar në mënyrë të vazhdueshme kundër përdorimit të forcës dhe përpjekjeve për të minuar të drejtën e votuesve në veriun e Kosovës që të ushtrojnë lirshëm të drejtën e tyre për të votuar. Sulmi i mbrëmshëm ndaj Zt. Pantiq është i fundit në serinë e përpjekjeve të tilla dhe unë e dënoj fuqishëm, tha Schlumberger.
U bëj thirrje agjencive për zbatim të ligjit që të hetojnë këtë sulm dhe ti ndjekin kryesit e këtij akti. Mbes i bindur se ofruesit e sigurisë në Kosovë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë për zgjedhjet që mbahen nesër.
OSBE është duke i lehtësuar zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës në pajtim me marrëveshjen e 19 prillit në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE.