14 Maj 2024

OSBE dënon incidentet e dhunshme

Prishtinë, 29 qershor - Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer, dënoi sot incidentet e dhunshme që kanë ndodhur gjatë gjithë ditës së 28 qershorit dhe ka bërë thirrje për hetime të hollësishme të incidenteve dhe dyshimeve për përdorim të forcës së tepruar nga disa policë.

“Sulmet e raportuara ndaj policëve dhe njerëzve që udhëtonin me autobus janë të papranueshme dhe unë i dënoj fuqishëm ato”, tha Almhofer.

“Jam i shqetësuar në lidhje me raportimet për përdorimin e tepruar të dhunës nga disa policë, dhe i bëjë thirrje Inspektoratit të Policisë së Kosovës që të hetojë çdo sjellje të keqe të policisë”.

Misioni i OSBE-së është i mandatuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)