29 Dhjetor 2024

OSBE bën thirrje për integrim të komunitetit rom

Prishtinë, 6 prill - Ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së, Edward P. Joseph lëshoi sot këtë deklaratë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, 8 Prillit:

“Komuniteti rom mbetet një nga grupet më të cenueshme dhe në situatë më të pafavorshme në Kosovë, duke jetuar në varfëri ekstreme. Atyre u mungon qasja në arsim, shëndetësi, shërbime sociale dhe punësim. Përveç kësaj, pengesat në marrjen e dokumenteve të regjistrimit civil e përkeqësojnë edhe më shumë situatën.

“Përderisa e përshëndes miratimin e Strategjisë për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, shoqëruar me Planin e Veprimit, dhe duke marrë parasysh progresin e bërë në disa fusha, siç është kthimi dhe arsimi, unë theksoj nevojën për një implementim gjithëpërfshirës të masave që janë caktuar në këto dokumente, përfshirë ato të regjistrimit civil, arsimit dhe pjesëmarrjes në vendimmarrje.

“Bëj thirrje për më shumë vullnet politik dhe bashkëpunim më të mirë mes institucioneve qendrore dhe lokale lidhur më këto çështje dhe për ndarjen e resurseve të nevojshme në mënyrë që të sigurohet progres i qëndrueshëm drejt integrimit të anëtarëve të këtyre komuniteteve.

“Në të njëjtën kohë, i inkurajoj të gjithë romët e Kosovës që të marrin një rol aktiv në jetën publike përmes përfaqësimit të tyre politik dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre.

“E riafirmoj angazhimin e Misionit të OSBE-së për mbështetje të përpjekjeve të institucioneve dhe komuniteteve për të korrigjuar pabarazinë dhe promovuar integrimin e plotë të komunitetit rom të Kosovës përmes implementimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit. Në këtë drejtim, Misioni është duke asistuar Zyrën Këshillëdhënëse për Qeverisje të Mirë për të themeluar një mekanizëm për koordinim mes institucioneve, shoqërisë civile dhe komuniteteve për implementimin e këtyre dy instrumenteve”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)