06 Maj 2024

Orteku në Restelicë gjenden 9 viktima dhe një vajzë e gjallë

Prishtinë, 12 shkurt - Të gjitha ekipet e kërkim shpëtimit duke përfshirë Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë, zjarrfikes dhe qytetaret, dje kanë vazhduar kërkimin e personave të mbetur nën shtëpitë e mbuluara nga orteku i bores deri në ora 1:40 min pas mesnate.

Ndërprerja e kërkim shpëtimit është bërë për shkaqe sigurie të personave të përfshirë në operacion të kërkim shpëtimit si dhe për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Deri në atë kohë numri i personave të identifikuar pa shenja jete ka qenë shtatë (7), ndërsa është arrit të nxirret e gjallë një vajzë rreth pesë (5) vjeçare, e cila tani është nën përkujdesjen e mjekëve kompetent dhe sipas tyre gjendja e sajë shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Të gjitha ekipet e kërkim shpëtimit së bashku me Policinë e Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë filluar operacionin e kërkim shpëtimit dhe deri tani kanë arritur që ti identifikojnë edhe dy (2) viktima pa shenja jete.

Deri më tani është arritur të identifikohen nëntë (9) viktima pa shenja jete, një (1) vajzë e cila ka arritur ti mbijetoje ortekut të borës dhe mbetet ende të kërkohet edhe një person i cili dyshohet të jetë nën shtëpinë e mbuluar nga orteku i borës.

Sot për në vend ngjarje kane shkuar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe personalitete tjera.

Operacioni i kërkim shpëtimit është duke vazhduar ende, Policia e Kosovës është e angazhuar me të gjitha njësitet policore dhe kapacitetet e saja të nevojshme për t’iu dalë në ndihmë banorëve të asaj zone.

Njëkohësisht Policia e Kosovës së bashku me Forcën e Sigurisë janë duke qëndruar në mbikëqyrje të rrugës nga fshati Krushevë deri në fshatin Restelicë për të mos lejuar bllokimin e rrugës nga automjetet e panevojshme, për arsye se qarkullimi në atë rrugë është i vështirë dhe bëhet vetëm në një korsi.

Policia e Kosovës kërkon nga  qytetaret që të kenë kujdes të mos bllokojnë rrugën që të shpien në atë drejtim (Krushevë –Restelicë).

Po ashtu Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetaret që tu shmangen përdorimit të veturave për aq sa munden, në të gjitha rajonet ku rrugët janë  të vështirësuara për qarkullim për shkak të kushteve atmosferike,  dhe në rastet kur ato i përdorin ti posedojnë pajisjet e nevojshme për sezonin dimërore ashtu siç parashihen me Ligjin mbi Komunikacionin rrugor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)