06 Maj 2024

Orteku i borës mbulon 15 shtpëpi në Restelicë, vdesin 7 persona

Prishtinë, 11 shkurt - Policia e Kosovës sot rreth orës 09:25 ka pranuar një informacion se në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit,  ka rrëshqitur një ortek i bores me ç’rast ka mbuluar në tërësi dhjetë (10) deri në pesëmbëdhjetë (15) shtëpi të këtij fshati, gjashtë prej të cilave janë mbuluar tërësisht.

 Policia ka bërë të ditur se gjatë përpjekjeve të vazhdueshme për të nxjerrë personat e mbetur në dy shtëpitë e mbuluara nga orteku i borës, deri në këto momente numri i personave të identifikuar pa shenja jeta është shtatë dhe një fëmijë i shpëtuar.

Sipas informacioneve të pranuara nga tereni dy (2) nga këto shtëpi kanë qenë të banueshme  ndërsa të tjerat kanë qene të pabanuara.

Në dy shtëpitë e banuara dyshohet të kenë qen njëmbëdhjete (11) persona të cilët kanë mbetur brenda të izoluar nën ortekun e borës.

Policia e Kosovës është mobilizuar menjëherë si dhe  ka informuar të gjitha instancat komunale, departamentet për menaxhimin e emergjencave, shërbimet mjekësore, kompanitë për pastrimin e borës, Forcën e Sigurisë së Kosovë dhe KFOR-in, në mënyrë që të koordinohen të gjitha angazhimet e përbashkëta për menaxhimin e kësaj situate.

Me qëllim të arritjes sa më të shpejtë në vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës ka vënë në funksion të gjitha kapacitetet e nevojshme të burimeve njerëzore dhe atyre teknike, ku edhe  përkundër kushteve të vështira dhe gjendjes së pakalueshme të rrugës në gjatësi prej rreth (4 km), ka arritur që të depërtojë dhe njëherit të arrijë në vend të ngjarjes me njësi policore kufitare, të rendit publik dhe njësitet speciale,  ku menjëherë i është bashkangjitur qindra banoreve të atij fshati të cilët po bënin përpjekje të vazhdueshme të largonin borën për t’iu dalë në ndihmë personave të mbetur nën ortekun e borës.

Gjatë përpjekjeve të vazhdueshme deri me tani janë nxjerrë nga bora dy (2) persona, një i gjinisë mashkullore dhe një i gjinisë femërore të cilët janë pa shenja jete, si dhe supozohet se edhe nëntë (9) persona  të tjerë gjenden brenda nen shtëpitë e mbuluara nga orteku i borës.

Nga të reshurat e mëdha dhe kushteve  atmosferike, rruga vazhdon të jetë e bllokuar nga fshati Krushevë deri në fshatin Restelicë, rreth (4 km).

Trashësia e borës që ka goditur shtëpitë arrin deri në dhjete (10) metra thellësi dhe rreth pesëqind (500)  metra gjerësi dhe gjendja në tërësi për momentin është shumë e rëndë.

Dhoma komanduese e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit e stacionuar ne Dragash është duke bërë koordinimin me të gjitha instancat në nivel rajonal dhe atë qendror si; Forcën e Sigurisë se Kosovës, KK Dragash, KFOR-in, Zjarrfikësit, Ndihmën e shpejtë, kompanitë për pastrimin e borës, Bizneset lokale dhe banorët e asaj zone që me të gjitha kapacitetet e vëna në funksion po bëjnë përpjekje të pandërprera që t’iu dalin në ndihmë banorëve të kësaj zone.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)