02 Maj 2024

Organizohet operacioni policor ,,Tetori 2014"

Prishtinë, 16 tetor - Dje nga ora 22:30  Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prizren, me  përkrahje nga njësitet policorë të Drejtorisë Rajonale në Prizren, inspektorët komunalë të Prizrenit dhe inspektorët e ATK-së, kanë realizuar një operacion policor të koduar me emrin “Tetori 2014”, me ç’rast janë kontrolluar disa restorante-bare, ku dyshohej se mund të ketë viktima potenciale të trafikimit me qenie njerëzore, mundësim në prostitucion si dhe qëndrim ilegal në Kosovë.

Gjatë operacionit janë kontrolluar gjithsej 5 lokale restorante, që të gjitha në rajonin e Prizrenit dhe gjatë kontrollimit të këtyre lokaleve të gjitha femrat që janë hasur duke punuar janë intervistuar veçmas nga hetuesit e Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prizren, por nuk janë deklaruar se janë viktima të trafikimit me qenie njerëzore.

Në restorantet e kontrolluara janë hasur duke punuar 20 femra, ku 19 kanë qenë shtetase të Republikës së Shqipërisë pa leje të punës, ku me këtë rast u janë konfiskuar 18 dokumente të identifikimit të Republikës së Shqipërisë, ndërsa një femër ka qenë me shtetësi italiane por me kombësi shqiptare, të cilës i është konfiskuar pasaporta italiane. Të gjithave u është lëshuar formulari mbi konfiskimin e dokumenteve për procedurë të mëtutjeshme për qëndrim ilegal në Kosovë dhe lidhur me këtë është njoftuar Drejtoria e Migrimit për procedura tjera.

Gjatë bastisjeve në dy lokale janë gjetur tek dy persona të dyshuar dy armë pistoleta dhe 15 fishekë, 7 në njërin rast dhe 8 në tjetrin. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe rastet janë proceduar nga stacioni policor Alfa në Prizren për veprën penale ‘mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës’.

Ndërsa gjatë kontrollit në një restorant tek një person janë gjetur një sasi e parave me vlerë prej 18 750 (tetëmbëdhjetë mijë e shtatë qind e pesëdhjetë) euro, ku lidhur me këtë është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dhënë urdhër që paratë të konfiskohen dhe të hetohet prejardhja e parave. Operacioni policor ka përfunduar rreth orës 00:20.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)