Organizohet demonstrim i drejtpërdrejtë i sistemeve të QKMK
Prishtinë, 27 qershor - Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve (EXBS) të Ambasadës Amerikane do të bëjnë "Demonstrim të drejtpërdrejtë" të sistemeve të QKMK-së ku përfshihen: aftësia e pranimit të thirrjeve të telefonatave përmes VOIP, Sistemi për Menaxhimin e Rasteve (CMS) dhe veglën për Analizë Inteligjente të Biznesit (BI).
Përfundimi i këtij projekti siguron burimet, ekspertizën dhe informacionin e kërkuar në maksimizimin e aftësisë së Republikës së Kosovës për të mbështetur operacionet kufitare dhe të brendshme të zbatimit të ligjit dhe për të zbuluar, parandaluar, hetuar dhe reaguar ndaj veprimtarisë kriminale dhe terroriste.
Demonstrimi do të zhvillohet sot në objektin qendrorë të MPB-së.